Pasaportat më të fuqishme në botë për 2026-ën
Singapori renditet në krye të listës së pasaportave më të fuqishme në botë për vitin 2026, sipas raportit më të fundit të Henley Passport Index, duke u ofruar qytetarëve të tij akses pa vizë në 192 destinacione në mbarë globin. Në vendin e dytë renditen Japonia dhe Koreja e Jugut, me akses pa vizë në 188 vende, ndërsa pozicioni i tretë ndahet nga pesë shtete evropiane: Danimarka, Luksemburgu, Spanja, Suedia dhe Zvicra, secila me 186 destinacione. Sipas indeksit, i cili hartohet nga kompania britanike Henley & Partners mbi bazën e të dhënave të Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA), renditja pasqyron nivelin e lirisë së lëvizjes që gëzojnë qytetarët e çdo shteti. Në vendin e katërt renditen dhjetë vende evropiane, përfshirë Gjermaninë, Francën, Italinë dhe...
Burimi:
syri.net