Pas inaugurimit të Orkestrës së Kryeqytetit, së shpejti formohet edhe Trupa e Baletit dhe Vallëzimit Modern

Pas inaugurimit të Orkestrës së Kryeqytetit, së shpejti formohet edhe Trupa e Baletit dhe Vallëzimit Modern

Komuna e Prishtinës ka nisur procedurat për themelimin e Trupës së Baletit dhe Vallëzimit Modern. Kështu ka paralajmëruar nëpërmjet një postimi në Facebook, Sibel Halimi, drejtoreshë për Kulturë në Komunën e Prishtinës. Ajo ka bërë të ditur se janë përgatitur kriteret për formimin e kësaj trupe dhe së shpejti do të dilet me njoftim publik për aplikimet. “Trupa e Baletit dhe Vallëzimit Modern të Kryeqytetit synon të krijojë një hapësirë të re për vallëzimin modern, duke pasuruar skenën kulturore të qytetit, promovuar talentet e reja dhe kultivuar artin e baletit dhe të vallëzimit modern në ngjarjet dhe ditët më të rëndësishme për Kryeqytetin”- ka shkruar drejtoresha Halimi ndër të tjerash në Facebook. Sipas saj, themelimi i kësaj trupe e vendos Prishtinën në një linjë me...