Panairi i Librit në Lajpcig/ Shqipëria prezantohet me temën “Kur historitë na ligjin”, drejtoresha zgjedh librin e Ramës
Në Lajpcig të Gjermanisë u çel sot Panairi Ndërkombëtar i Librit, i cili do të zhvillohet deri më 22 mars. Pjesë e kësaj ngjarjeje të rëndësishme letrare në Evropë është edhe Shqipëria, që prezantohet nën temën “Kur historitë na lidhin”, një moto që thekson fuqinë e letërsisë për të ndërtuar ura komunikimi mes kulturave, për të ndarë përvoja të përbashkëta dhe për të nxitur dialogun ndërkombëtar. Drejtoresha e Panairit, Astrid Böhmisch, vizitoi stendën e Shqipërisë, ku vuri në dukje rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit kulturor ndërmjet Shqipërisë dhe Gjermanisë, veçanërisht në fushën e botimeve dhe përkthimeve letrare, ndërsa zgjodhi të marrë librin e kryeministrit Edi Rama, “Në sofrën e hënës”, duke vlerësuar temën e ndjeshme që vepra mbart. Ndërkohë, në një panel u diskutua rëndësia...
Burimi:
top-channel.tv