Pal Shtufi: Një histori e jetuar
Pasthënia e librit “Udhëtim nëpër zhgjëndërr të keqe” të Halil Matoshit, Littera, 2026 Nga Pal Shtufi, redaktor i librit Nuk e kam të vështirë të shkruaj për librat e Halil Matoshit. Nuk e kam të vështirë të shkruaj as për jetën e tij. E vështirë është të shkruash pak, si për jetën, ashtu edhe për librat e Halilit, sepse të dyja janë të mbushura me ngjarje, përjetime dhe peshë kohe. Libri që keni në dorë, “Udhëtim nëpër zhgjëndërr të keqe”, është botim i vitit 2003, por, siç pohon edhe vetë autori, shkrimi i tij kishte nisur që në vitin 1999. Kjo dëshmon se te Halili shkrimi dhe përjetimi janë të pandashëm. Historia e shkruar është histori e jetuar. Madje, nganjëherë është e vështirë të dallosh...
Burimi:
kultplus.com