Pak kohë më parë pranoi origjinën shqiptare, aktori i njohur do të prezantojë Festivalin e Sanremos
Kasti i Festivalit të 76-të të Sanremos është pasuruar me një emër të njohur të televizionit ndërkombëtar. Aktori Can Yaman do të ngjitet në skenën e teatrit Ariston më 24 shkurt, në mbrëmjen hapëse të festivalit më të rëndësishëm muzikor në Itali. 36-vjeçari do t’i bashkohet drejtuesit Carlo Conti dhe këngëtares Laura Pausini, duke formuar një treshe prezantuese që pritet të sjellë shikueshmëri të lartë. Lajmi u paralajmërua fillimisht nga vetë Conti në Instagram, përmes një postimi ironik ku ai shfaqej si “Tigri Malajzian”, me mbishkrimin “Carlokan” dhe fjalën enigmatike “co-co” (bashkëprezantues). Pak orë më vonë, konfirmimi zyrtar erdhi nga RAI. Can Yaman është kthyer prej disa vitesh në një nga figurat më të dashura të ekranit italian, veçanërisht nga audienca femërore. I ardhur nga...
Burimi:
kultplus.com