Oriana Fallaci për varrin e të dashurit: Aty janë vetëm eshtrat e tij… shpirti i tij është në zemrën time…

Oriana Fallaci për varrin e të dashurit: Aty janë vetëm eshtrat e tij… shpirti i tij është në zemrën time…

Oriana Fallaci: Në kujtim të Alekos Panagulis Nuk kam vënë kurrë një lule në varrin e Alekosit. Çdo 1 maj, domethënë çdo përvjetor të vdekjes së tij, i dërgoja tridhjetë e shtatë trëndafilë të kuq. Po, sepse ishte tridhjetë e shtatë vjeç kur e vranë. Por nuk i vura kurrë një lule. Në varrezat e familjes sime në Firence vendosa një gur varri në kujtim të tij. Po, e vendosa në këndin ku unë do të varrosem. Por varrin e tij kurrë nuk e kam parë dhe nuk do ta shoh kurrë. Nuk dua ta shoh. Në fund të fundit, ç’kuptimi do të kishte ta shihja? Aty janë vetëm eshtrat e tij. Shpirti i tij është në zemrën time. Alekos Panagulis ishte heroi i Rezistencës...