“One Battle After Another” triumfon në Golden Globes, surprizë- filmi “Hamnet”

“One Battle After Another” triumfon në Golden Globes, surprizë- filmi “Hamnet”

Saga revolucionare e Paul Thomas Anderson, “One Battle After Another”, triumfoi në Golden Globe Awards duke u shpallur filmi më i mirë në kategorinë komedi, ndërsa drama shekspiriane e Chloé Zhao, “Hamnet”, fitoi çmimin kryesor për filmin më të mirë dramatik, në ceremoninë e 83-të të Globes të mbajtur të dielën mbrëma. “One Battle After Another” u vlerësua gjithashtu me çmimet për regjinë dhe skenarin më të mirë për Anderson, si edhe për aktoren më të mirë në rol dytësor për Teyana Taylor. Me këtë sukses, Anderson u bë vetëm regjisori i dytë në historinë e Globes që fiton njëherazi çmimet për film, regji dhe skenar, si producent, pas Oliver Stone me “Born on the Fourth of July”. Në një mbrëmje që përgjithësisht ndoqi parashikimet...