Oltsen Gripshi: “Lakuriq” si rikthim i qenies njerëzore në qendër të vëmendjes

Oltsen Gripshi: “Lakuriq” si rikthim i qenies njerëzore në qendër të vëmendjes

Ekspozita personale “Lakuriq” e artistit Oltsen Gripshi fton publikun në një reflektim të thellë mbi trupin, identitetin dhe zhveshjen simbolike të njeriut përballë vetes dhe shoqërisë. Përmes një gjuhe vizuale bashkëkohore, Gripshi e trajton lakuriqësinë  jo si paraqitje fizike, por si gjendje emocionale, psikologjike dhe ekzistenciale. Veprat ndërthurin pikturën, instalacionin dhe qasjen konceptuale, duke e vendosur trupin në qendër si territor kujtese dhe dëshmi e përvojës njerëzore. Në intervistën për gazetën “SOT” artisti Oltsen Gripshi tregon se ideja për ta realizuar këtë ekspozitë është mbi dy vite. Ekspozita përbëhet nga 15 vepra, për të cilat artisti shprehet se janë një rrëfim vetjak, një lloj vetëportreti, herë i përfshirë fizikisht e personalisht, por edhe si individ pjesë e shoqërisë që na rrethon sot. Një shoqëri, shprehet...