Nuk është e lehtë të plakesh me dinjitet, duhet pranuar rrudhat, dhimbjet…
Duhet pranuar veten: Ju ftojmë të lexoni një reflektim për jetën, e plakjen nga aktorja italiane Virna Lisi: Nuk është e lehtë të plakesh me dinjitet…Duhet të pranosh lëkurën e re, “brazdat” e reja, pamjen e re…Duhet të bësh paqe me frymëmarrjen më të shkurtër, me rimëkëmbjen më të ngadaltë pas sëmundjeve, me nyjet që dhembin, me venat, me flokët e bardhë qe dalëngadale ja zënë vendin valëzimit të flokëve plot jetë të rinisë…Duhet ta pranosh dhe ta duash veten në një epokë të re, të rikrijosh vetveten, të vazhdosh të jesh kurioze, të qeshësh dhe të vazhdosh “të pastrosh” dhëmbët për t’i bërë ata të shkëlqejnë përsëri …Duhet të kultivosh ironinë, të kuptosh që mund të vazhdosh të gabosh, të zgjedhësh njerëz të tjerë...
Burimi:
kultplus.com