Nuk e ka të verdhë?/ A e dini se çfarë ngjyre ka në të vërtetë Dielli?

Nuk e ka të verdhë?/ A e dini se çfarë ngjyre ka në të vërtetë Dielli?

Nga Dr.Alastair Gunn Sigurisht që nuk ka ngjyrën e verdhë, siç thuhej zakonisht në librat tuaj shkollorë. Dielli lëshon dritë në një gamë të tërë gjatësish vale (apo ngjyrash). Në fakt, ai e bën këtë në të gjitha pjesët e spektrit elektromagnetik, përveç rrezeve gama. Kulmi në spektrin e Diellit mund të përdoret për të nxjerrë temperaturën e tij sipërfaqësore, rreth 5.500 gradë Celcius. I njëjti proces mund të përdoret për të përcaktuar temperaturat sipërfaqësore të yjeve. Gjatësia e valës së pikut në një spektër, përcakton në përgjithësi ngjyrën e dukshme të një objekti. Kështu, për shembull, yjet më të ftohtë duken si të kuq, ndërsa ata më të nxehtë në ngjyrë blu. Ndërkohë yjet me një temperaturë të ndërmjetme na shfaqen me ngjyrë portokalli,...