Norbert Jokl dhe trashëgimia e tij shkencore në albanologji
Më 25 shkurt të vitit 1877 lindi albanologu i shquar austriak, Norbert Jokl. Norbert Jokl lindi në Bzenec të Moravisë, ai u formua fillimisht në fushën e drejtësisë, por më pas iu përkushtua gjuhësisë në Universitetin e Vjenës, ku në vitin 1908 filloi punën si kryebibliotekar dhe pedagog. Jokl ia kushtoi pjesën më të madhe të jetës së tij studimeve indoevropiane dhe gjuhës shqipe. Kërkimet e tij u përqendruan në etimologjinë, fonetikën historike dhe marrëdhëniet e shqipes me gjuhët e vjetra ballkanike. Jokl analizoi rrënjët indoevropiane të shqipes, duke mbrojtur tezën e autoktonisë së saj përmes elementeve ilire dhe trake. Për Norbert Joklin, autoktonia e shqipes ishte një fakt shkencor i pakontestueshëm, të cilin ai e mbrojti duke argumentuar se gjuha shqipe është zhvilluar në...
Burimi:
kultplus.com