Njihuni me Veronikën, lopën e zgjuar që habiti shkencëtarët
Në një fshat të vogël në jug të Austrisë, një lopë 13-vjeçare ka habitur shkencëtarët duke përdorur mjete për t’u kruar. Sjellja e saj, e dokumentuar për herë të parë tek bagëtia, po rihap debatin: a i kemi nënvlerësuar lopët? Veronika, një lopë zvicerane ngjyrë kafe, jeton si kafshë shtëpiake në fshatin Neč, në rrëzë të Alpeve të Karinthit. E lirë të lëvizë në livadh dhe e paangazhuar në prodhim qumështi apo mishi, ajo ka zhvilluar një sjellje të pazakontë: përdor furça dhe shkopinj si mjete për t’u kruar. Kjo e bën Veronikën lopën e parë tek e cila është dokumentuar shkencërisht përdorimi i mjeteve në mënyrë shumëfunksionale. Kur i ofruan një furçë dyshemeje, ajo përdori anën me qime për të kruar shpinën dhe pjesën...
Burimi:
syri.net