Një rrëfim i fuqishëm për kujtesën dhe humbjen, drama “Babai” në skenë

Një rrëfim i fuqishëm për kujtesën dhe humbjen, drama “Babai” në skenë

Nga Julia Vrapi Drama tronditëse “Babai” do të ngjitet në skenën teatrore. Teatri bashkëkohor shpesh guxon të prekë plagë të heshtura të shoqërisë, duke i kthyer ato në përvoja të thella artistike. Në këtë frymë, “Babai” i Florian Zeller-it vjen si një pasqyrë e dhimbshme dhe e drejtpërdrejtë e frikës më njerëzore, humbjes së vetvetes. Është një vepër që nuk kërkon vetëm vëmendje, por ndjeshmëri dhe përfshirje emocionale.“Babai” i Florian Zeller-it është një dramë tronditëse mbi fragmentimin e kujtesës dhe humbjen e orientimit. “Babai” nga autori francez FlorianZeller është vepër që është ngjitur në skena të rëndësishme evropiane, por në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” vjen me regji nga Erson Zymberi dhe me aktorët Viktor Zhusti, Egla Ceno, Pjerin Vlashi, Linda Jarani dhe...