“Një masakër e përgjakshme po përgatitet kundër shqiptarëve në Kosovë”, zbulohet letra e Kadaresë për Presidentin Bush në 1991: Shpresoj se do bëni gjithçka për ta parandaluar
Në 90 vjetorin e lindjes së gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadare, është zbuluar edhe një letër që shkrimtari i ka dërguar Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Bush në vitin 1991. Në letër Kadare shtron pyetjen nëse populli shqiptar ka të drejtë të jetojë në të njëjtën shtëpi, duke iu referuar Kosovës. Ai thotë se mjetet demokratike që çojnë në një zgjidhje paqësore dhe diplomatike, ekzistojnë. “Ndonëse nuk do të doja ta mbyllja këtë letër me diçka të zymtë, s’mund të rri pa ju thënë se shqiptarët e Kosovës i kanë bërë thirrje për ndihmë gjithë botës: një masakër e përgjakshme po përgatitet kundër tyre. Shpresoj, Zoti President i SHBA, se ju do të bëni gjithçka, për të ndaluar këtë krim të...
Burimi:
top-channel.tv