Një formë tjetër komunikimi – drerët krijojnë sinjale misterioze ultravjollcë

Një formë tjetër komunikimi – drerët krijojnë sinjale misterioze ultravjollcë

Drerët kanë aftësinë të shohin dritën ultravjollcë, dhe një studim i ri tregon se ata gjithashtu mund të lënë një gjurmë të ndritshme të dukshme në ato gjatësi vale. Zbulimi hedh një dritë krejt të re mbi mënyrën se si drerët komunikojnë me njëri-tjetrin dhe si e perceptojnë mjedisin e tyre. Dreri mashkull me bisht të bardhë (Odocoileus virginianus) njihet për lënien e gjurmëve në pyll gjatë sezonit të çiftëzimit raporton Science Alert.Ato gjurmë, të njohura si "fërkime" (në pemë dhe shkurre) dhe gërvishtje aromatike (në tokë), shërbejnë si sinjalizime për kafshët e tjera në lidhje me praninë e drerit: një paralajmërim për rivalët dhe një ftesë për partnerë të mundshëm. Por , me sa duket, nuhatja nuk është e vetmja gjuhë që drerët përdorin për të komunikuar. Shkencëtarët nga Universiteti i Xhorxhias (UGA)...