Nga Tregime të moçme shqiptare/ Halili pas vdekjes

Nga Tregime të moçme shqiptare/ Halili pas vdekjes

HALILI PAS VDEKJES U vra Sokol Halili, trimi që kish tundur gjithë Kralinë gjer tej në Tunë; u vra kreshniku që kish bërë të dridheshin gjithë ato Kotorret e Reja e Zahara; dhe, atje ku ra, dogji dhenë… E varrosën lart në bjeshkë. Gjeto Basho Muji mbeti pa krah, malet e larta mbetën në jeremi. S’dëgjohen më britma luftëtarësh. Vetëm qyqja e kuqe kukat në një rrem të thatë dhe kënga e saj kumbon kobshëm valtheve e lugjeve: – Kuku, kuku! Papritur, thellë nga dheu, del një zë që i thotë qyqes: – Qyqe, moj qyqe! Dëgjomë! Dua të të le një amanet. Qyqja e kuqe ia kthen: – Amanetin e mban edhe toka, po unë çuditem fort se në këtë majë bjeshke të shkretë...