Nga rritja e vizitave në institucione kulturore tek restaurimet, Gonxhja tregon strategjitë e Ministrisë së Kulturës
Ministri i Kulturës Blendi Gonxhja, në një konferencë për mediet sot në 27 mars, foli më shumë në lidhje me rolin e institucioneve kulturore në vend. Gonxhja u shpreh se qeveria shqiptare po bën çdo gjë që institucionet artistike të fuqizohen. Ai shtoi se kemi rritje të biletave në institucione kulturore, pasi interesi qytetar është gjithashtu në rritje. “Duhet të kemi institucione artistike të fuqizuara. Pjesëmarrja e publikut në programe artistike ka shënuar një rritje. Numri i biletave të shitura për programe artistike ka pasur gjithashtu një rritje me 57 përqind, për programe artistike. Ka një rritje të të ardhurave me 69 përqind ose me mbi 50 milionë lekë”, tha ministri. Gonxhja nënvizoi se ka më tepër sot vizitorë në Teatrin Kombëtar. Po ashtu, interes nga qytetarët ka edhe...
Burimi:
javanews.al