Nga revolucioni tek pushteti, “Ferma e kafshëve” në skenën teatrore, ku satira zbulon fuqinë dhe pasojat e pushtetit

Nga revolucioni tek pushteti, “Ferma e kafshëve” në skenën teatrore, ku satira zbulon fuqinë dhe pasojat e pushtetit

Nga Julia Vrapi Një nga veprat më të njohura dhe më të fuqishme të letërsisë botërore, “Ferma e kafshëve”, vjen këtë sezon artistik në skenën e Teatrit Kombëtar, një adaptim i jashtëzakonshëm i alegorisë të shkruar nga George Orwell. Pas shfaqjeve më parë, që janë pritur me entuziazëm dhe duartrokitje nga publiku, kjo vepër e fuqishme teatrore, me regji nga Driada Dervishi, rikthehet për të mbajtur një pasion të gjallë dhe për të ofruar një pasqyrë të thellë mbi pushtetin, manipulimin dhe shpresën. Alegoria therëse e George Orwell e shkruar në vitin 1945, mbetet një nga veprat më të forta të anës të errët të historisë të shek. XX-të. “Mos e humbisni këtë eksperiencë teatrale që nuk lë askënd indiferent”, thuhet nga teatri. Një nga...