Nga piktura te skena, “Sofra Tiranase” një festë e artit dhe traditës shqiptare sjell mjeshtrit e artit dhe muzikës
Në Tiranë, kultura dhe arti bashkohen për të krijuar një eksperiencë të paharrueshme. “Sofra Tiranase 2026” vjen si një festë e kulturës, ngjyrave dhe emocioneve të bukura. Nën organizimin e “Shoqatës Tirana”, ky aktivitet sjell energji, elegancë dhe profesionalizëm. Një udhëtim artistik, që nis me pikturën dhe kulmon me spektaklin në skenë. Aktiviteti i “Shoqatës Tirana” nën patentën “Sofra Tiranase” 2026 zhvillohet nën një frymë pozitiviteti nën pjesëmarrjen e profesionistëve më të mirë në fushat specifike. Aktiviteti zhvillohet më 16 shkurt dhe pjesa e parë e Sofrës organizohet në hollin e Pallatit të Kongreseve me banketin pritës dhe ekspozitën, me veprat e piktorëve më të njohur, që kanë bërë histori. Një histori arti, brezash me piktorë që kanë lënë gjurmë në kulturën kombëtare dhe historinë...
Burimi:
sot.com.al