Nga e kanë rrënjën tipet e personalitetit që përdorim sot?

Nga e kanë rrënjën tipet e personalitetit që përdorim sot?

Që nga koha kur njerëzit kanë nisur të pyesin veten pse sillen ndryshe nga njëri-tjetri, ka lindur një interes i madh për të kuptuar personalitetin. A është diçka e lindur, e pandryshueshme? Apo formohet nga jeta, përvojat dhe rrethanat? Edhe pse sot flasim për tipologji moderne si introvertë, ekstrovertë, liderë, apo testet e njohura mbështetur në shkencë, ide të ngjashme kanë ekzistuar shumë më herët se psikologjia si shkencë. Për t’u kthyer në fillim, duhet të udhëtojmë mijëra vjet pas, në Greqinë e lashtë, ku filozofë si Platon dhe Aristoteli filluan të studiojnë natyrën njerëzore. Për ta, dallimet mes njerëzve nuk ishin rastësi ata besonin se secili njeri kishte një strukturë të brendshme karakteri që udhëhiqte vendimet, emocionet dhe mënyrën si ndërvepronte me të tjerët....