Nga balta në art/ ‘1 Material’, studentët e Arteve sjellin qeramikën bashkëkohore

Nga balta në art/ ‘1 Material’, studentët e Arteve sjellin qeramikën bashkëkohore

“Marr një copë baltë, krijoj diçka dhe më del krejt natyrshëm”, tregon Joanna Labi. Joanna Labi është në mesin e 11 studentëve të masterit në Programin e Qeramikës në Fakultetin e Arteve të Bukura që ekspozuan punimet e tyre në Galerinë Fab. Ajo prezantoi krijimet e stilit bashkëkohor, si kjo nudo që është ende në proces punimi. “Është një proces pune shumë i bukur që të jep jetë, frymëzim, pjesë e flokëve është bërë në formë lulesh. Lulja simbolizon frymën e jetës, dashurinë, pranverën”, u shpreh Joanna Labi. E konceptuar si laborator, ekspozitë zhvilluese, workshop dhe ndërhyrje artistike “1 Material” ishte një ndërthurje mes materies dhe elementëve që lidhen me bashkohësinë. “Duket si vendi i punës, buka që ata kanë nëpërmjet materies, nëpërmjet laboratorit, furrave,...