Në Tiranë u mbajt takim letrar me shkrimtarin, Ag Apolloni

Në Tiranë u mbajt takim letrar me shkrimtarin, Ag Apolloni

Leximtari dhe Forum 26 vazhduan siparin e takimeve letrare të nisura më 3 mars, në Ditën Ndërkombëtare të Shkrimtarëve. Në këtë kuadër u jetësua takimi i dytë, në Librarinë Leximtari në Tiranë me të ftuar Ag Apollonin, një nga zërat më të veçantë të letërsisë bashkëkohore shqiptare dhe njëkohësisht zv/President i Forumit 26. Takimi ishte një mundësi për të bashkëbiseduar me autorin rreth krijimtarisë dhe projekteve të tij studimore dhe letrare. Nga shtatori i vitit 2025, Ag Apolloni është vendosur në Massachusetts, i ftuar për një projekt njëvjeçar në Universitetin e Harvardit. Projektin njëvjeçar Ag Apolloni do ta përmbyll në qershor të këtij viti me disa aktivitete, ndër të cilët edhe një takim për romanin “Kësulkuqja, përrallë për të rritur”. “Kësulëkuqja” i botuar nga shtëpia...