Në qytetin antik 3-mijëvjeçar në Turqi zbulohet mozaiku me mbishkrimin “le të plasin ziliqarët”
Në gërmimet e zhvilluara në qytetin antik Syedra në rrethin Alanya të qytetit turk Antalya, është zbuluar një mozaik rreth 15 metra katrorë, i vlerësuar se i përket shekujve 4-6 pas erës sonë dhe mbi të cilin gjendet shprehja "le të plasin ziliqarët". Në qytetin antik, historia e të cilit daton rreth 3 mijë vite më parë, vazhdojnë gërmimet në kuadër të "Projektit Trashëgimi për të Ardhmen" të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, nën drejtimin e doç. dr. Ertug Ergurer, pedagog në Fakultetin e Turizmit të Universitetit Alaaddin Keykubat. Kreu i punimeve të gërmimit, Ergurer, në një deklaratë për Anadolu tha se gjatë gërmimeve në një nga banesat më të mëdha të qytetit kanë arritur në një zbulim të rëndësishëm. Duke theksuar se në pjesën...
Burimi:
syri.net