Në Prishtinë promovohet libri “Etnoletra Shqipe” i Vehbi Miftarit
Në Bibliotekën “Ernest Koliqi” në Prishtinë u promovua libri “Etnoletra Shqipe – Raporti i letërsisë me etnokulturën e kombformimin” i studiuesit Vehbi Miftari, botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Toena (2025). Vepra trajton raportin mes letërsisë shqipe dhe etnokulturës, duke e vlerësuar tekstin letrar si bartës të kujtesës kulturore dhe identitetit kombëtar. Promovimi u shoqërua me diskutime mbi rolin e letërsisë në formësimin e vetëdijes kulturore shqiptare. Për librin folën Majlinda Toçi, redaktore shkencore e librit dhe Xhavit Beqiri, profesor në Fakultetin e Edukimit në Prishtinë. Me një fjalë para të pranishmëve u paraqit edhe autori i librit, Vehbi Miftari. Gjatë promovimit , u theksua rëndësia e qasjes ndërdisiplinore që ofron vepra, duke bashkuar etnologjinë, letërsinë dhe studimet kulturore në një lexim të...
Burimi:
kultplus.com