Ne përpiqemi të rrimë në shtëpi e të mos largohemi fare sepse aty na duket se është fryma jote, Luran

Ne përpiqemi të rrimë në shtëpi e të mos largohemi fare sepse aty na duket se është fryma jote, Luran

Luran Ahmeti Pesë vjet pa djalin tonë të mirë LuraninNga Xhabir AhmetiNë një anë me shpejtësi rrufeje ikin vitet, ja u bënë pesë, e neve, që mbetëm pa Ty, o biri ynë Luran, na duket se këto vite nuk janë pesë vjet, por pesë shekuj e më shumë madje. Në anën tjetër një shkretëtirë e pafund e ka pushtuar shtëpinë tonë, një shkretëtirë ku nuk ekziston koha, por janë vetëm çastet kur fytyra Jote gazmore bredh në kujtimet e një nëne e një babai të cilët kanë mbetur në rërën e pafund, të shoqëruar nga hija e rëndë e pikëllimit për Ty, një boshllëk për të cilin nuk gjendet epitet që do t’i prekë e do t’i kapërcejë kufijtë e pafundësisë.Pa Ty Luran, nuk rrihet...