Në mungesë të një fotoje

Në mungesë të një fotoje

Nga Arjola Kondakçiu S’kisha parë kurrë dikë të shijonte aq shumë akulloren në atë ditë të ftohtë vjeshte, aq sa dhe era lozonjare u josh duke ia ngatërruar flokët e gjatë dhe të zinj, që u përlyen me akulloren e bardhë! Ajo qeshi me tingëllimë ëmbëlsie, saqë edhe me buzët e kuqe dhe flokët e zinj më ngjasoi me Borëbardhën e përrallave. A thua të ishte vërtet ajo e kohëve moderne apo një engjëll?! Por ajo, ishte Ajo! Unike! Edhe pse thonë që nuk ndodhin më mrekulli, ishte një mrekulli reale. E thjeshtë dhe plot mirësi. Ndoshta prandaj era xheloze e përqafonte me dinakëri, e sikur të mos mjaftonin fshikullimet e stuhive të jetës, donte t’ia rrëmbente edhe atë buzëqeshje të pakursyer në buzët që...