Burimi:
kultplus.com
Foto © kultplus.com
Në këtë ndërrim motmotesh e kujtojmë Nexhmije Pagarushën/ Dëgjoni 5 këngë të paharruara të saj (VIDEO)
Artistja e madhe, Nexhmije Pagarusha, e ngriti muzikën shqiptare në tjetër nivel. Kur flitet për të, përdoren epitete superlative si, Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e Këngës Shqipe, Primadona e Melosit Popullor, e shumë të tjera. E lindur në maj 1933 në Malishevë, Nexhmije Pagarusha kishte filluar karrierën e saj muzikore në vitin 1948 në Radio Prishtinë. Më 1984 ajo përmbylli karrierën si këngëtare. Zëri i saj karakteristik e shndërroi në një ikonë të papërsëritshme, bazuar në dhuntitë dhe talentin e pakufishëm. Përveç këngëtare, ajo ishte edhe aktore filmi e teatri. Për vlerat e punës ajo është nderuar me çmimin “Nderi i Kombit” nga presidenca e Shqipërisë, ndërsa presidenca e Kosovës i ndau çmimin “Artiste e Merituar”. Nexhmije Pagarusha, vdiq në moshën 86-vjeçare, më 7 shkurt...