“Ne kemi vërtet shumë talente, po fillojmë të kemi infrastrukturën e duhur”/ Pianisti Kostandin Tashko debuton me orkestrën e Operës në koncert simfonik

“Ne kemi vërtet shumë talente, po fillojmë të kemi infrastrukturën e duhur”/ Pianisti Kostandin Tashko debuton me orkestrën e Operës në koncert simfonik

Kostandin Tashko është vlerësuar si një nga talentet më premtues të gjeneratës së tij në pianizmin ndërkombëtar. Laureat i disa konkurseve prestigjioze, ai ka performuar në disa nga sallat më të njohura koncertore në Europë. Ndërsa këtë të martë ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, ku do të interpretojë për herë të parë me orkestrën e Teatrit të Operas dhe Baletit. Ai do të luajë dy vepra të kompozitorëve Sergei Prokofiev dhe Sergei Rachmaninoff, që spikasin për fuqinë dramatike dhe pasurinë e ngjyrave orkestrale. “Është kënaqësi sepse në këtë debutim do të luaj Koncertin nr. 2 të Prokofiev, që është i famshëm, por që në Shqipëri njihet pak”, tha pianisti Kostandin Tashko. Tashko është një ndër artistët më të...