Në Gjakovë u mbajt orë letrare kushtuar Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Në Gjakovë u mbajt orë letrare kushtuar Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Nga Blerim Valla Qendra Kombëtare e Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “Gjakova”, në bashkëpunim me DKRS Gjakovë, për nder të Ditës të Pavarësisë së Kosovës, organizuan takimin letrar “Ora e Pavarësisë”. Pas intonimit të Himnit Kombëtar dhe Himnit të Kosovës, u mbajt një moment nderimi dhe përkujtimi për të gjithë të rënët për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës.Në fjalën e hapjes që e kishte kryetarja e QKPSHA Gjakova, Mevlyde Mezini Saraçi, ajo mes tjerash tha: “Sot jemi mbledhur këtu për të festuar përvjetorin e pavarësisë përmes fjalës së bukur poetike, për të mos harruar gjithë ata që dhanë jetën, u burgosën e u sakrifikuan për këtë ditë të madhe.Sot në këtë sallë jemi të gjithë bashkë, nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, studentë,...