Ndue Ukaj: Krijimi

Ndue Ukaj: Krijimi

Ndue Ukaj Të krijosh domethënë ta zgjasësh kohën,të luftosh harresën,të ripërtërish jetën,të shtegtosh nëpër histori,t’i shtrish duart nëpër dëshira të paçelura,të prekësh të ardhmen,të mbledhësh thërrmijae copëza të thyera jetedhe t’i shndërrosh në një mozaik plot ngjyra.Të krijosh domethënë sytë t’i ngulëshnë një fletë të bardhë, t’i ngulësh thellë,si gozhdët në një mur,ta varësh veten aty, si një shandan, të bësh dritë,të kapësh me duar zemrat e plagosura,zemrat e dashuruara, t’i shtrydhësh dëshirat e tyredhe me to të krijosh një vals të gjatë ekzistence.Të krijosh domethënë ta ribësh veten tënde:t’i mbledhësh gabimet dhe çastet e lumturisëme duart e tua.Të mësosh se në jetë ka ngjitje maleve të larta,rrëshqitje teposhtë,ku të presin tufa të egra që të ndjekinme gozhdët e ndryshkura të urrejtjes.Po, të krijosh domethënë...