Ndue Lazri: Një kafe me Vaçe Zelën
Më ka mbetur në kujtesë ai mëngjes, siç mbeten e nuk shlyhen kurrë kujtime që përmbajnë në vetvete emocione të mëdha. Isha student në vitin e fundit të degës së gazetarisë. Këngëtaren e madhe Vaçe Zela e doja, siç e donin gjithë artdashësit dhe njerëzit e pasionuar pas zërit të saj. Kur Radio Tirana transmetonte zërin e saj në këngë të tilla si “Valsi i lumturisë”, “Jeho”, “Të lumtur të dua” etj. ishte e pamundur të mos mbërtheheshe nga emocione të fuqishme, që veç zëri i saj dinte të përcillte. Kisha lexuar diku, që në një koncert të dhënë në një nga shtetet e Evropës, një muzikolog e kishte cilësuar si “bilbili i Adriatikut”. Duke marrë shkas nga ai koncert, shkrojta një tregim me titull...
Burimi:
kultplus.com