Ndue Dedaj: Poezi e ëndrrës së pakryer

Ndue Dedaj: Poezi e ëndrrës së pakryer

Ndue Dedaj Nga Ndue Dedaj “Gjithandej rrethohem nga ëndrra” është një varg i poetit Preng Maca, në vëllimin e tij të tetë poetik, me titullin aq të gjetur “Ëndrra në varkat prej letre”, pasi poezitë e tij ashtu lundrojnë si varka prej letre, si letra pa adresë, si frymë, si ndjenjë, sa spontane aq dhe meditative.Është një rrugëtim i gjatë, shumë i gjatë poetik, mbigjysmëshekullor, ku metafora e ëndrrës asnjëherë nuk u mplak, por rinon në vargje si atëherë në fillimet, sa mund të thuash, siç e dëshmon dhe ky libër i ri, vetëm ëndrra është e pakryer.Se si vjen ajo nuk mund ta shkoqisim në pak fjalë, por i themi lexuesit se assesi ajo nuk është më një ëndërr djaloshare, fluturake, idilike, por, përkundrazi,...