Ndre Mjeda: Vaji i bylbylit

Ndre Mjeda: Vaji i bylbylit

Ndre Mjeda Po shkrihet bora,Dimri po shkon;Bylbyl i vorfën,Pse po gjimon? Pushoi murrlaniMe duhi t’vet;Bylbyl i vorfën,Çou, mos rri shkret. Gjith’ fushët e maletBlerimi i mbëloi;Livadhi e pemaGjithkah lulzoi. Ndër pyje e ograja,N’ma t’mirin vend,Me rreze dielliPo e gëzon gjithkend. E tuj gjimueShkon rreth e rrethNji prrue që veretRrjedh nëpër gjeth. A çilë kafazi,Bylbyl flutro;Ndër pyje e ograja,Bylbyl, shpejto. Kurrkush ma hovinAtje s’ta pret;Me zeher hajenKurrkush s’ta qet. Kafaz ke qiellin,Epshin pengim;E gjith’ ku t’rreshketShkon fluturim. Nëpër lamie,Ke me gjetë mel;Për gjith’ prendverënNjajo buk’ t’del. E kur t’zit ediNdër prroje pi;Te njato prrojeQë ti vetë di. Tash pa frikë çerdhenE mban n’ndo’j lis;Nuk je si ‘i nieriQë nuk ka fis. E kur t’vij’ zhegu,Kur dielli shkon,Ti ke me këndueSi ke zakon. Rreth e rreth gjindjaMe...