Ndodh në Shqipëri/ Terr në TKOB, fiken dritat në mes të koncertit të violinistit të njohur
Ardhja në Tiranë e violinistit të njohur Ray Chen me Amsterdam Sinfonietta u pa si ngjarje kulturore në vend. Por mbrëmja e koncertit rezervoi surpriza të pakëndshme bë Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Kur kishte mbaruar së luajturi Bela Bartok, këtë të enjte, pak para orës 20:30 ndërsa interpretohej “Sonatë për violinë në sol minor” e Giuseppe Tartini, salla dhe skena u zhytën në errësirë. Interpretimi i violinistit dhe orkestrës Amsterdam Sinfonietta vijoi në terr, për pak minuta, me të njëjtin unitet, saktësi dhe intensitet. Ajo që në fillim u duk si problem teknik ndriçimi, u përsëdyt pak minuta më vonë, sërish me orkestrën që luajti në errësirë dhe me publikun që shihte i çoroditur sa nga skena po aq nga njëri-tjetri. Energjia elektrike...
Burimi:
kultplus.com