Ndërron jetë aktori dhe regjisori i mirënjohur i Teatrit “Migjeni”

Ndërron jetë aktori dhe regjisori i mirënjohur i Teatrit “Migjeni”

Është ndarë nga jeta në moshën 79 vjeçare aktori dhe regjisori i mirënjohur shkodran, Edmond Mëhilli. “Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të aktorit dhe regjisorit të mirënjohur të teatrit “Migjeni”, Edmond Mhilli ! Ngushëllimet tona të sinqerta shkojnë për familjen dhe komunitetin e artistëve. Homazhet zhvillohen nesër, me datë 10 Janar nga ora 09-12, në hollin e teatrit “ Migjeni””, shkruhet në një reagim zyrtar të Teatrit Migjeni. Regjisor i Teatrit “Migjeni , ka lindur në Shkodër me 23 gusht 1947. Në vitin 1970, mbaroi Institutin e Lartë të Arteve. Në periudhën kohore 1970-1974, punoi si regjisor në Pukë dhe më pas për 15 vite në Estradën e Shkodrës nga 1974-1989. Po ashtu punoi në Radio Shkodra, në Shtëpinë e Kulturës së...