Nderohet Artur Zheji, Unioni i Gazetarëve i jep pas vdekjes çmimin ‘Karriera për vitin 2025”
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ndau çmimet vjetore për gazetarët. Në edicionin e 17 të zhvilluar në Ambasadën Gjermane, juria me në krye Aleksandër Cipën vlerësuan me çmimin “Karriera për vitin 2025”, gazetarin Artur Zhejin Pas vdekjes Zheji u nderua me motivacionin: “Gazetari që në aktivitetin shumëvjeçar solli një nivel të cilësishëm raportimi si në mediat kombëtare edhe në ato rajonale”. Të prekur nga ky çmim u shfaqën bashkëshortja e tij si dhe kreu i Parlamentit. “Është një mirënjohje jo vetëm për rolin e rëndësishëm që pati në historinë e gazetarisë shqiptare, por është një vlerësim për përkushtimin, fjalën e lirë, mendimin kritik që pati deri në fund”, u shpreh bashkëshortja e Artur Zhejit, Klodi Zheji. “Këtë çmim të rëndësishëm jo vetëm për një gazetar, por...