Ndahet nga jeta kompozitorja e njohur, Éliane Radigue

Ndahet nga jeta kompozitorja e njohur, Éliane Radigue

Kompozitorja e njohur franceze Éliane Radigue, një nga figurat më të rëndësishme të muzikës eksperimentale dhe pionierja e muzikës “konkrete”, ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga qendra e muzikës eksperimentale INA GRM në Paris, e cila e përshkroi Radigue si “një figurë e madhe e krijimit muzikor”. E lindur në Paris në vitin 1932, Radigue e nisi rrugëtimin e saj muzikor me piano, por u frymëzua nga kompozimet elektroakustike të Pierre Schaeffer në fillim të viteve ’50. Pas një takimi rastësor me të, ajo punoi si asistente në studion e Schaeffer, duke u përfshirë në procesin e prerjes dhe montimit të shiriteve zanorë. “Në atë kohë thjesht prisja, bashkoja dhe montoja shirita,” i tha ajo The Guardian në një intervistë të vitit 2011. “Sigurisht, atëherë...