Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Ndahen Çmimet Kombëtare të Letërsisë, vepra më e mirë “Epope Intime” e shkrimtares në migrim Enit Karafili
Qendra e Librit dhe Leximit zhvilloi sot ceremoninë e shpalljes së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për vitin 2024, që në fakt duhej të zhvillohej vitin e kaluar. Juria e kryesuar nga Besnik Mustafaj, përzgjodhi një shkrimtare të re si fituesen e Çmimit të Madh të Letërsisë Enit Karafilin, që karrierën e saj letrare e ka zhvilluar në Zvicër. Romani i saj “Epope Intime” u vlerësua një vepër me forcë të rrallë artistike, e cila ndërton një vizion të pasur letrar mbi përkatësinë identitare, në kapërcyell të zhvendosjeve të trazuara migratore të shqiptarëve jashtë atdheut. “Kam dashur të përdor një nivel bashkëkohor të shqipes, të kultivuar, por nga ana tjetër jo të rëndë, jo ekskluziv, jo elitar. Nga ana e përmbajtjes, mendoj që fëmijët e kushërinjve...