Ndahen Çmimet Kombëtare të Letërsisë, këta janë fituesit

Ndahen Çmimet Kombëtare të Letërsisë, këta janë fituesit

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit mbajti sot ceremoninë e shpalljes së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë. Çmimi i madh i letërsisë, iu dha Enit Karafilit për romanin “Epope intime” nga Botimet Pegi, me motivacionin: Për një vepër me forcë të rrallë artistike, e cila ndërton një vizion të pasur letrar mbi përkatësinë identitare dhe thyerjen e tabuve të ngulitura në kodet e trashëguara kulturore, në kapërcyell të zhvendosjeve të trazuara migratore të shqiptarëve jashtë atdheut. Çmimi i madh i përkthimit iu dha Romeo Çollakut për përkthimin e veprës “Retorika” të Aristotelit, nga Botimet Albas.Motivacioni i këtij çmimi ishte: Për përkthimin mjeshtëror të një vepre madhore referenciale në historinë botërore të mendimit, të realizuar me përpikëri dhe saktësi të lartë terminologjike, duke ruajtur strukturën e arsyetimit,...