Nata e dytë e Sanremo 2026 me emocione të forta, Ermal Meta renditet tek 5 artistët më të mirë
Nata e dytë e Festivalit të Sanremos ka dhuruar emocione të forta që në minutat e para, me Achille Lauron që ka ngritur peshë publikun e Teatrit Ariston. I rikthyer këtë herë në rolin e rëndësishëm të bashkëprezantuesit, artisti italian u prit me një duartrokitje të gjatë në këmbë nga të pranishmit në sallë. Ky edicion i festivalit, i cili mban të mbërthyer pas ekranit miliona shikues, po transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht për publikun shqiptar në kanalin RTSH 2. I njohur për stilin e tij ekscentrik dhe transformimet e guximshme skenike, Lauro nuk zhgënjeu as këtë radhë. Ai u shfaq në skenën e Aristonit i veshur tërësisht me të bardha, një zgjedhje elegante por e jashtëzakonshme. Pamja e tij u kompletua nga një fjongo e...
Burimi:
kultplus.com