Burimi:
kultplus.com
Foto © kultplus.com
Naim Berisha zgjidhet drejtor i Institutit Albanologjik të Prishtinës
Instituti Albanologjik i Prishtinës ka zgjedhur drejtorin e tij të ri. Sot është bërë pranim-dorëzimi zyrtar i detyrës, ku ushtruesja e deritashme e detyrës së drejtoreshës, Meliza Krasniqi, ia dorëzoi detyrën Naim Berishës, i cili nis mandatin e tij katërvjeçar si drejtor i institutit. Instituti falënderoi Krasniqin për kontributin e saj profesional dhe administrativ gjatë gjashtë muajve në krye të IAP-së, duke i uruar sukses në angazhimet e saj të ardhshme kërkimore-shkencore. Po ashtu, Instituti Albanologjik i Prishtinës i uroi Naim Berisha punë të mbarë dhe kryerje të suksesshme të detyrës me përgjegjësi, kompetencë profesionale dhe menaxhuese. Dr. Naim Berisha është këshilltar shkencor në Institutin Albanologjik që nga viti 2008, në Degën e Gjuhësisë. Gjatë karrierës së tij ka ushtruar disa funksione drejtuese dhe shkencore,...