Muzika përmirëson shëndetin e trurit

Muzika përmirëson shëndetin e trurit

Sipas studimeve të fundit psikologjike, muzika ose më saktë stërvitja me muzikë përmirëson disa funksione cerebrale te fëmijët e te të rriturit. studiuesit e spitalit të fëmijëve në Boston kanë analizuar trurin dhe sjelljen e 15 të rriturve dhe 15 fëmijëve muzikantë e jo muzikantë. U mblodhën e u analizuan me themel disa të dhëna mbi gjenin, kuotacionin e inteligjencës dhe arsimimin e prindërve. Studimi arriti në përfundimin që muzikantët e rritur krahasuar me ata që nuk kishin asnjë lidhje me muzikën kishin shfaqur sjellje më të mira përsa i përket fleksibilitetit konjitiv, memories dhe rrjedhshmëria verbale. Edhe fëmijët që praktikonin muzikë shfaqën sjellje më të shpejta dhe përpunim më të mirë të dhënash. Aftësi të tilla përcaktohen në psikologji si aftësi “të funksionimit ekzekutiv”...