Muzeu Arkeologjik i mbyllur, godina që mbart trashëgiminë antike të Durrësit, në rikonstruksion prej vitesh
Me ardhjen e pranverës, turistët e huaj dhe vendas kanë nisur të shtohen në Durrës, por një nga pikat më të rëndësishme të trashëgimisë së qytetit antik, Muzeu Arkeologjik, vijon të jetë i mbyllur. Prej disa vitesh, godina është në rikonstruksion, duke bërë që një pjesë e çmuar e historisë së Durrësit të mbetet larg syve të vizitorëve. “Është hera e dytë që vijmë në Durrës. Kemi qenë edhe vitin e kaluar dhe jam e dashuruar me këtë qytet. Mendonim që këtë herë do të vizitonim edhe Muzeun Arkeologjik, por ishte në rikonstruksion. Shpresojmë shumë ta shohim të hapur.”, shprehet një viitore nga Argjentina. “Jam shumë i interesuar për muzetë dhe mezi pres ta vizitoj.”, shprehet burri i saj. “Kemi disa vite që vijmë këtu...
Burimi:
top-channel.tv