Muzeu Arkeologjik i Durrësit në fazën përfundimtare të muzealizimit

Muzeu Arkeologjik i Durrësit në fazën përfundimtare të muzealizimit

Muzeu Arkeologjik i Durrësit po përfundon procesin e muzealizimit dhe çdo ditë i afrohet rikthimit të tij për publikun. Muzeu Arkeologjik në Durrës u mbyll në vitin 2022, ku gjatë kësaj kohe ka qenë në proces restaurimi. Blendi Gonxhja ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit shprehet se tashmë ky muze ndodhet në fazën përfundimtare të muzealizimit dhe punimet vijojnë çdo ditë. “Muzeu Arkeologjik i Durrësit ndodhet tashmë në fazën përfundimtare të procesit të muzealizimit. Punimet po vijojnë dhe çdo ditë jemi gjithnjë e më pranë momentit të rihapjes së tij për publikun”, shprehet ministri Blendi Gonxhja në një postim në rrjete sociale. Muzeu i është nënshtruar një procesi restaurimi me fondet e BE-së dhe është një nga objektet e dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019....