Mustafa Balje: Fluidi

Mustafa Balje: Fluidi

​Frymëzuar nga vetmia e Sarës ​Qëndroj para portës: DëgjojSa dryrë, me kohë, janë vendosur mes…As vrimë çelësi nuk ka që përtej të shihet një fije e së panjohurës…Kodet ka kohë që i kam harruar. ​M’i tha ustai, që e njeh shpikësin,të gjitha mënyrat dhe hapat e hapjes.Mendoja: Sa e thjeshtë, por nuk ishte.Dhe pyetja veten: Si duhej të hapej dryri? ​Udhëtoj gjatë, duke bartë derën nga njëra valixhe në tjetrën.Ato mbajnë shumë etiketa. ​Dikur ishte një kohë në fund të orës prej rëre,kohë fjalësh që nëpër portë endinrrjetën e merimangës,por gabimisht shkrepi shkëndija, diku. Të gjitha fjalët mbetën të errëta prapa dyerve prej tapiceriesi një punëdorë delikate në një pëlhurë të zverdhur. ​Ç’kohë e pakohë…Ai që dëgjon, s’di të flasë,e ai që, mbase, di të...