Mund të vizatonte e numëronte, shimpanzeja ngordh në moshën 49-vjeçare

Mund të vizatonte e numëronte, shimpanzeja ngordh në moshën 49-vjeçare

Ai, një shimpanze e famshme për aftësitë e saj, ka ngordhur në moshën 49-vjeçare, raporton instituti japonez ku jetonte. Qendra Universita e Kiotos për Origjinën Evolucionare të Sjelljes së Njeriut thotë se Ai ngordhi më 9 janar për shkak të moshës dhe mosfunksionimit të organeve. Shimpanzeja kishte lindur në Afrikën perëndimore dhe mbërriti në Japoni në 1977. Atje u kthye në fokusin e Ai Project, një program kërkimi brenda “mendjes së shimpanzesë.” Disa nga rezultatet më të famshme të institutit ishte fakti që Ai mund të përdorte numrat dhe të njihte ngjyrat. Kur ishte 18-muajshe, shkencëtarët i dhanë një tastierë të veçantë të lidhur me kompjuterin për të studiuar kujtesën dhe mënyrën e saj të të mësuarit. Në moshën 5-vjeçare, Ai “përvetësoi numërimin nga 1-6 dhe...