Mrekullitë në Arbërisë, nga UNESCO në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit
Mrekullitë e Arbërisë në UNESCO, tingujt epikë të lahutës, magjia e polifonisë, energjia e K’cimit të Tropojës, hijeshia e xhubletës, madhështia e qyteteve të gurit dhe tradita e lashtë e transhumancës sollën në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit shpirtin e trashëgimisë sonë kombëtare. Nga vallet veriore ku burra e gra rrethojnë ajrin me kërcimet e tyre ku jeta festohet si një fitore te vallet jugore ku burrat duken si male në lëvizje, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore udhëtoi në rrënjët e identitetit tonë nëpërmjet thesareve shqiptare të shpallura pasuri e njerëzimit nga UNESCO. “U bë një miksim midis valleve epike të veriut dhe valleve festive të jugut, sikurse vallja e Devollit që pret të bëhet pjesë e UNESCO-s”, u shpreh, Sokol...
Burimi:
top-channel.tv