“Mozaik”, poezi nga Fatbardhë Hasi
Nëpër gishtërinje jotja buzëqeshje m’humbi,i kotë qe shtrëngimi i duarvepër ta mbërthyer në çastin e funditkur si lumi i zi rrodhi përtej.Të ëmblit tinguj të zërit tënd m’i mori era,që melodi n’vesh timin kumbonin.Më shurdhuan,s’desha më t’i dëgjojse furtuna në vaj i metamorfizoj.Fytyra jote n’doçkat e mia,mozaik i përjetshëm mbeti.Tash, dorashka t’zeza mbajedhe kur dielli m’përvëlon,s’janë të miat, të miat duar,një mozaiku t’thyern’çastin më t’brishtë të jetës i takojnë. ObserverKult Lexo edhe: “Nënë Halimes”, poezi nga Fatbardhë Hasi
Burimi:
kultplus.com