Moment historik për Anglinë/ Kurorëzohet kryepeshkopja e parë

Moment historik për Anglinë/ Kurorëzohet kryepeshkopja e parë

Sarah Mullally bëri histori dje, (25 mars), kur u emërua Kryepeshkope e Canterbury, duke u bërë zyrtarisht gruaja e parë që mori përsipër udhëheqjen e Komunionit Anglikan, bashkimit global të kishave anglikane që numëron rreth 85 milionë besimtarë në të gjithë botën. Ish-infermierja dhe mamia 63-vjeçare mori zyrtarisht detyrat e saj në një ceremoni me simbolikë të fortë në Katedralen historike të Canterbury-t, në Anglinë juglindore, në prani të rreth 2,000 të ftuarve, përfshirë trashëgimtarin e fronit britanik, Princin William dhe gruan e tij, Kate. Sipas traditës shekullore, ceremonia filloi me Malalin që trokiti tre herë me shkopin e bariut në portën perëndimore të tempullit, duke kërkuar simbolikisht hyrjen. E veshur me rroba të verdha të arta, ajo u prit nga nxënës të shkollave lokale,...