Mjeshtri i endjes që bashkon modernen dhe tradicionalen duke krijuar art mbi qilimat: Është zvogëluar numri i artizanëve, duhet të ruhet tradita
Prej dekadash, Xhevahir Kolgjini vijon traditën e endjes së qilimave, mbi të cilët krijon art. Veprat e tij janë një medium i gjallë poetik, ku tradita ndërthuret qasjen bashkëkohore, duke i shndërruar motivet shqiptare në metamorfoza vizuale që reflektojnë përvojën njerëzore. “Fillon si një lloj deluzioni në sensin e kërkimit, përjetimeve, emocioneve, ndjenjave. Nis si një proces viziv, nëse ne mbyllim sytë dhe mendojmë diçka, në fakt ne e shohim atë“, u shpreh Kolgjini. Kolgjini prezantoi te publiku shqiptar dy qilime të punuara me tezgjah që në qendër kanë figurën femërore, frymëzuar nga motive të kulturës lindore dhe perëndimore, në ekspozitën që qëndroi për dy muaj e hapur në Galerinë e Arteve Tiranë. “Unë shoh ndërthurjen e dy kulturave ose një përplasje civilizimesh, të simetrisë...
Burimi:
top-channel.tv